Veriu i Mitrovicës mbushet me fotografi të Putinit

Veriu i Mitrovicës është mbushur me posterë të presidentit rus Vladimir Putin, në ditën kur presidenti rus pritet të vizitojë Beogradin.

Lajme

17/01/2019 10:22

Në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës. /kallxo.com