“Verifikim tenderave 2.7 miliardë euro me paketën antimafia”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se “verifikimi i tenderëve është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”.

Lajme

07/10/2018 10:08

“PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro”, shkruan Basha.

Në videon e publikuar nga kryetari i PD-së thotë abuzimi me tenderë ndahet në tre zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë; 753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Gjithashtu, Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderët gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet: Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit, kriteret përjashtuese për të favorizuar një kompani të caktuar, skualifikimet e padrejta të kompanive, regjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.