Verërave të Rahovecit po u rikthehet nami i dikurshëm

Verërat e prodhuara në Rahovec, dikur tregtoheshin në mas të madhe në vende të ndryshme të Evropës, veçanërisht në tregun gjerman. Ky treg ishte humbur gjatë periudhës okupimit dhe luftës, por tani edhe pse me vështirësi, ato po kthehen dalëngadalë sërish aty.

Lajme

27/04/2015 16:34

Ministria e Bujqësisë dhe Komisionit Evropian, deri tani kanë investuar 45 000 euro për veglat bujqësore për bujqit. E këto investime u promovuan sot në ambientet e “Bodrumi i Vjetër në Rahovec, ku përveç kësaj kompanie përfitues janë edhe 65 fermerë tjerë të cilët bashkëpunojnë me këtë kompani.

Drejtori i kompanisë , Halim Haxhijaha tregoi për sfidat e njëpasnjëshme që nga renovimi i objekteve e deri te faza e prodhimit, gjë që nuk do të ishte e mundshme pa përkushtimin e familjes, stafit të kompanisë dhe ndihmës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Komisionit Evropian.

Falë kualitetit dhe organizimit të mirë, Haxhijaha tha se kanë arritur të eksportojmë në Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Serbi, Holandë, Belgjikë, Çeki, Nigeri dhe në Japoni.

Halim Haxhijaha premtojë që nuk do të ndalen me kaq por do të rrisin kapacitetet e prodhimit dhe do të bëjnë kërkimin e tregjeve të reja, duke rritur kështu edhe numrin e punëtorëve

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi me këtë rast tha se investimet dhe puna e kompanisë “Bodrumi i Vjetër” i jep atij stimulim të mëtutjeshëm për të vazhduar mbështetjen edhe për kompanitë e tjera.

“Mua më vjen mirë që një nga kërkesat e shoqatës së vreshtarëve, vertarëve për rritjen e kuotës të eksportit nga Kosova në Bashkimin Evropian, do të realizohet nga Janari i vitit të ardhshëm kur do të hyjë në fuqi edhe marrëveshja e stabilizim – asociimit. Ne sot kemi një kuotë prej 2 milion litrash në vit e cila realizohet apo absorbohet në gjashtë muajshin e parë duke i mbetur gjashtë muaj të tjerë në një situatë jo shumë konkurruese prodhuesit tanë. Nga viti i ardhshëm ne do të kemi një kuotë të re pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes të stabilizim asociimit gjë që, do të mundësoj eksportin deri në 5 milion litrave verë të Kosovës në Bashkimit Evropian dhe kombinuar këtu në eksportet me vendet e tjera, tregjet e tjera të cilat tashmë po ndodhin edhe nga kompania Podrumi i Vjetër, por edhe nga kompanitë tjera, prodhuesit tjerë të Kosovës dhe besoj që do të kemi një sektor më të fuqishëm, shumë më të konsoliduar se sa që kemi sot”, tha Krasniqi.

aa

Ministri Krasniqi theksoi që ministria tashmë ka fokusin për shtim të sipërfaqeve të mbjella me vreshta.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian Christof Stock, i cili tha se rritja e eksportit luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, prandaj Komisioni Evropian ka qëllim përkrahjen e prodhuesve vendor në rritjen e kualitetit dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga shtetet e Bashkimit Evropian.

“Kam kënaqësinë që në këtë ceremoni po promovohet një investim i përbashkët i cili besoj se do të ndihmojë jo vetëm verëtarisë por të gjithë fermerëve në përgjithësi. Jemi në dijeni që vena e venarisë është në eksport vetëm brenda vendit të Kosovës por ka arritur të eksportojë edhe jashtë vendeve të Kosovës. Në mënyrë që ta rrisim eksportin e verës në vendet e jashtëm është e rëndësishme që të arrihen standarded e duhura evropiane që të arrijmë nivelin për eksport të jashtëm sikurse edhe kualiteti të jetë në nivel”, tha Stock.

E kur ky nivel arritët, Stock shtoi se dëshmon edhe konkurrimin në tregun e jashtëm. Ndërsa Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi foli për traditën Rahoveciane në kultivimin e rrushit dhe benefitet që kjo kulturë ia sjellë Komunës dhe Qeverisë së Kosovës. /KosovaPress/