Verë e “nxehtë” po na pret me tri përballje Real – Barcelona

Kjo verë është e destinuar për të qenë më e “nxehta” në historinë e futbollit.

Sport

27/05/2017 23:42

Afati i gjatë kalimtar, Kupa e Konfederatave dhe përballjet Real Madrid – Barcelona, do të bëjnë që kjo verë e vitit 2017 të mos harrohet gjatë.

Kjo verë, do të na sjellë si asnjëherë më parë, tri përballje mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Triumfi i Barcelonës në Kupën e Mbretit, bën që katalanët t’i zhvillojnë dy ndeshje finale të Super Kupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Por kjo nuk është e gjitha, një ndeshje tjetër mes Real Madridit dhe Barcelonës do ta kemi edhe në korrik, në Miami./Lajmi.net/