Vera Ora kur ishte në moshë të Ritës

Nëna e këngëtares shqiptare me famë të madhe nëpër botë, Rita Orës, sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

17/01/2018 09:36

Vera, ishte dhe vazhdon akoma të jetë inspirimi i saj dhe këtë ia ka ri-përsëritur edhe vetë Rita në urimin e ditëlindjes nëpërmjet publikimit të një fotografie bashkë me të, shkruan lajmi.net

Në foton e publikuar Vera Ora duket me shumë stil dhe kjo dëshmon se Rita me të vërtetë i ka ngjarë shumë asaj.

‘’Gruaja që më bëri ajo çfarë jam sot. Nëna. Urime ditëlindjen dhe falemnerit që je mikja ime e ngushtë dhe inspirimi im’’, ka shkruar Rita përkrah fotografisë./Lajmi.net/