Vera Ora: Kosova e do Ritën e ajo popullin e saj, jam nënë krenare!

Rita Ora është personazhi më i përfulur në këtë jubile të pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

18/02/2018 14:12

Ajo mbrëmë ka mbajtur koncert madhështor në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Për ta ndjekur koncertin madhështor të këngëtares ishin mbledhur publiku më i madh në numër që ka pasur ndonjëherë në ndonjë koncert në Prishtinë.

Natyrisht, se kur kanë parë gjithë atë publik që kishin ardhur për ta dëgjuar Ritën teksa këndonte në sheshin “Skënderbeu”, prindërit e saj janë ndier të emocionuar.

Në llogarinë e saj në Instagram, nëna e Ritës ka postuar një fotografi përmes së cilës shkroi “Dashuria nuk ka limite! Kosova e do Ritën, dhe Rita i do popullin e saj! Ne e pamë sonte! Nënë krenare 🙂 #Kosova10@ritaora“. /Lajmi.net/