Vera e kuqe ul rrezikun për diabet te gratë

Gratë kanë më pak gjasë që të zhvillojnë sëmundjen e diabetit në qoftë se konsumojnë një sasi të moderuar të verës së kuqe dhe çokollatës së zezë.

Lifestyle

14/11/2017 00:22

Këto ushqime përmbajnë antioksidantë të cilët mendohet që ju mbrojnë nga diabeti.

Një studim tek më shumë se 64,000 gra ka gjetur që ato të cilat kishin konsumuar më së shumti këta antioksidantë, të cilët gjenden edhe në çaj dhe boronica, kanë ulur rrezikun nga zhvillimi i diabetit për 27% krahasuar me të tjerat.

Përderisa përfitimet shëndetësore të frutave dhe perimeve, ekspertët kanë shfaqur shqetësim lidhur me rreziqet shëndetësore nga konsumimi i alkoolit.

Megjithatë gjetjet e studimit tregojnë që 15% e antioksidantëve vijnë nga vera e kuqe.