Vera e kuqe rrit dëshirën për seks

Vera e kuqe rrit dëshirën e femrave për të bërë dashuri, por jo falë alkoolit.

Lifestyle

25/03/2016 22:53

Brenda kësaj pije janë disa substanca kimike përgjegjëse për “zierjen” e gjakut në disa zona të trupit, çka bën që të rritet dëshira. Ky fakt u zbulua nga studiuesit italian të Universita di Firenze, të cilët e publikuan studimin e tyre në “Journal of Sexual Medicine”.

“Një gotë verë e kuqe në ditë, apo pak më shumë garantojnë një shëndet më të mirë dhe një kënaqësi më të madhe seksuale”, shprehet Nicola Mondaini, profesor dhe drejtues i studimit. Studiuesit kanë analizuar 800 femra, duke kontrolluar konsumin e verës së kuqe si dhe duke matur kënaqësinë e tyre seksuale dhe shpeshtësinë e raporteve.