Veprimi skandaloz i Ronaldos në Ligën e Kombeve

Cristiano Ronaldo po e bojkoton Ligën e Kombeve.

Sport

10/10/2018 12:00

Ylli portugez nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet e Portugalisë, njëra si miqësore, ndërsa tjetra në Ligën e Kombeve.

Gazetari i Tuttomercatoweb, Tancredi Palmeri, ka thënë se Ronaldo nuk është i interesuar që të jap kontributin e tij për Ligën  e Kombeve, përcjell “lajmi.net”.

“”Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e Ligës së Kombeve dhe është i vendosur që të tërhiqet nga konkurrenca, ku padyshim se ai do të jetë një mungesë e madhe në këtë garë”, ka thënë Palimeri.

Portugezi është i fokusuar te ndeshjet e Juventusi, andaj nuk dëshiron që të marr pjesë në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/