Veprimi i Arbanës habiti të gjithë, i bën ftesë publike Elvanës

Një nga prezantueset më të njohura shqiptare është Arbana Osmani, të cilën shumëkush e njeh nga prezantimi i "Big Brother".

ShowBiz

28/10/2017 21:16

Arbana është goxha aktive në rrjete sociale dhe së fundi publikoi një fotografi në të cilën shihet duke gatuar, shkruan lajmi.net.

Moderatorja që dihet se pasion e ka gatimin ka publikuar një foto në të cilën shfaqet në kuzhinë dhe tregon se çfarë ka përgatitur.

Ajo që habiti të gjithë ishte veprimi i Arbanës duke etiketuar këngëtaren Elvana Gjata mbi foto ajo i thotë “A ke ndonje mendje”, e që duket ftesë e hapur për t’ju bashkuar në këtë pjatë që Arbana ka përgatitur dhe se duket që e pëlqen shumë edhe Elvana. /Lajmi.net/