Veprimet që jua dëmtojnë lidhjen më shumë se tradhtia

Tradhtia është padyshim një mënyrë e shpejtë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, por ka edhe shumë gjëra të tjera që kanë potencialin të shkatërrojnë edhe lidhjet më të forta.

Lifestyle

07/08/2017 14:46

Disa nga gjërat më të këqija që çojnë në një ndarje nuk përfshijnë gjithnjë tradhtinë, por janë të vogla e të rrezikshme.

Gënjeshtrat
Fshehja e gjërave ose gënjeshtrat ndaj dikujt me të cilin jeni lidhur mund të kthehen në një problem të madh. Kjo do të shkaktojë humbje të besimit dhe për pasojë edhe shkatërrimin e një lidhjeje. Duhet të jeni në gjendje t’i tregoni partnerit/es tuaj gjithçka.

Kufizimi i dashurisë
Ju duhet të jeni në gjendje të tregoni çfarë të dëshironi dhe të mos kini frikë se do t’ju merret për dobësi apo do të përdoret kundër jush. Nëse kufizoheni, mund të jetë pikërisht mungesa e shprehjes së ndjenjave ajo që mund të shkaktojë dyshime në lidhjen tuaj dhe ta bëjë atë të pariparueshme.

Mosshprehja e pakënaqësisë
Në këtë aspekt, mos e mbani përbrenda pakënaqësinë tuaj, por shpreheni atë dhe përpiquni të gjeni të mesmen e artë që do t’ju ndihmojë shumë të arrini aty ku doni. Në shumë raste, do t’ju lindë pendesa për faktin se përse nuk ndërmorët një veprim atëherë kur duhej.

Mungesa e komunikimit
Nuk do të ishte e shëndetshme për lidhjen tuaj nëse nuk bisedoni dhe nuk shprehni ato që janë shumë të rëndësishme për ju. Gjërat mund të akumulohen ngadalë dhe me kalimin e kohës të kthehen në të pamenaxhueshme.

Kokëfortësia
Refuzimi për të rënë në kompromis në një lidhje është po aq i dëmshëm sa tradhtia. Përse? Sepse nëse ju mbeteni kokëfortë, kjo tregon se nuk e vlerësoni personin tjetër aq shumë sa të dëshironi qoftë edhe pa të drejtë t’i bëni qejfin.