Veprimet për të fshehur hijezimet e errëta rreth syve

Korrigjuesi shumë i lehtë mund të theksoj më shumë rrethin e errët të syve, prandaj përqendrohuni në ngjyrat që janë të ngjashme me tenin e lëkurës tuaj.

Lifestyle

11/01/2017 19:07

Pa marrë parasysh se sa orë bëni gjumë, prapë është e pamundur të shmangni paraqitjen e zonave të errëta përreth syve. Disa femra e kanë rrethin e syve më të theksuar dhe më të errët, por kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim. Ne ju sjellim disa këshilla se si t’i fshihni ato dhe si ta freskoni pamjen e tuaj përmes grimit të duhur,  transmeton “Zeri”.

Nuanca e duhur

Korrigjuesi shumë i lehtë mund të theksoj më shumë rrethin e errët të syve, prandaj përqendrohuni në ngjyrat që janë të ngjashme me tenin e lëkurës tuaj. Rrethet e syve janë nga natyra të hijezuara me ngjyrë hiri apo rozë e çelët kështu që neutralizoni me hijezues ngjyrë të  verdhë apo bezhë.

Mos përdorni kolektorë të trashë

Për të fshehur rrethet e syve të errëta keni nevojë për kremra të buta korrektuese. Më të mirat janë ato që vijnë me një furçë ose në një kuti. Korrektorët në laps janë shumë të trashë për këtë zonë delikate dhe mund të theksojnë edhe më shumë këtë pjesë problematike.

Hija e bardhë kundër bazës së hundës

Në qepallën e sipërme të syrit, në rrënjën e hundës gjithmonë vendosni pak hijezim të bardhë. Kjo hile vizualisht do të bëjë sytë tuaj të duken më të mëdhenj, por edhe të tërheqin vëmendjen nga rrathët e errët të syve.

Mos përdorni furçë

Furça për korrektor është një gjë e shumë e mirë për të fshehur defektet në fytyrë, por shumë ekspert të grimit thonë se mjeti më i mirë për rrethet e errëta të syve është – gishti. Korrektorin e vendosni nën-rrethin e syve dhe shtypeni me gisht, kurse furçën përdoreni për puçrra dhe kapilarët.