Veprimet e përditshme që ju ndihmojnë të keni duar të bukura dhe jo të plakura

Ekspozimi i gjatë në diell, në të ftohtë, kontakti i drejtpërdrejtë më detergjentët janë disa prej arsyejeve që bëjnë që duart tuaja të mos duken ashtu siç do të donit.

Lifestyle

26/06/2017 00:42

Edhe pse nuk doni ta pranoni, edhe duart janë të destinuara të plaken sikundër pjesët e tjera të trupit.

Por ky fenomen sa natyral, edhe i bezdisshëm për femrat mund të parandalohet falë disa veprimeve të përditshme që ka ardhur koha t’i bëni mirë.

Fillimisht duhet t’i kushtoni rëndësi ushqimit të shëndetshëm dhe hidratimit të vazhdueshëm, sidomos në këto ditë të nxehta vera.

Sakaq bëni pjesë të sjelljeve tuaja 5 veprimet që vijojnë më poshtë.

1.PËRDORNI DOREZA KUR LANI ENËT.

2.EVITONI SA MË SHUMË UJIN E NGROHTË PASI JO VETËM PENGON QARKULLIMIN E GJAKUT, POR PLAK DUART.

3.MOS HARRONI TË LYENI DISA HERË GJATË DITËS DUART ME KREM KUNDRA DIELLIT. EKSPOZIMI I GJATË DHE I PAMBORJTUR PLAK QELIZAT E LËKURËS.

4.HIDRATONI LËKURËN E DUARVE DHE MES GISHTAVE DY HERË NË DITË ME ANË TË NJË KREM HIDRATUES OSE VAJ ESENCIAL BIMOR.

5.MASAZHONI DUART ME NJË MASKË NATYRALE TË PËRBËRË NGA GJYSMË AVOKADOJE, LËNG LIMONI DHE TË KUQE VEZE.  /Lajmi.net/