Veprim i trupshëm i Dembeles, dënohet me shumë qesharake

Ousmane Dembele do t’i humbet 20 mijë euro.

Sport

15/11/2018 14:58

Ousmane Dembele është paditur nga Dortmund, pas kalimit të tij në vitin 2017 te Barcelona.

Skuadra gjermane do ta padisë sulmuesin francez, pasi ky i fundit e kishte lënë apartamentin e tij ku banonte me qira, në gjendje të mjerueshme, përcjell “lajmi.net”.

Dortmund ka lëshuar vendim zyrtar, duke thënë se ai veprim i Dembeles është i papranueshëm dhe për më tepër, shumë i turpshëm.

Kështu, 21 vjeçari do të jetë i detyruar që të paguajë 20 mijë euro, pasi apartamenti me qira, ishte i paguar nga klubi gjerman, ndërsa ai kishte bërë rrëmujë aty para largimit. /Lajmi.net/