Veprim i çuditshëm nga Panucci, humb Shqipëria

E çuditshme, por ja që është e vërtetë. Sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi nuk u aktivizua fare dje në takimin e djeshëm ndaj Norvegjisë, edhe pse qëndroi në nxehmje thuajse për 45 minuta.

Sport

27/03/2018 17:26

Një rast i rrallë, për më tepër kur bëhet fjalë për sulmuesin më në formë të Kombëtares sa i përket paraqitjeve në klube gjatë këtij viti.

Në krahasim me dy sulmuesit e tjerë; Sadikun dhe Balajn që luajtën ndaj Norvegjisë, sulmuesi kavajas ka shkëlqyer në kampionatin turk me Osmanlisporin, duke realizuar 5 gola në 10 ndeshjet e fundit.

Dhe këto shifra nuk janë marrë parasysh fare nga trajneri italian, Christian Panucci.