Veprat të cilat shërojnë zemrën dhe lumturojnë jetën

E ndjeni ndonjëherë zemrën të ftohtë, të vrazhdë?

Lifestyle

04/02/2018 12:16

Ndjeni se të jeni vetëm është gjithçka që keni nevojë, e në të njejtën kohë keni nevojë më së shumti për ngrohtësi?

Më poshtë, humanheyday ju sjellë një histori e cila përmendet në mesin e njerëzve të mençur, që vlen për çdokënd prej nesh të mësohet e të veprohet:

Shkoi një njeri tek profeti a.s dhe i tha ”O i dërguari i Zotit, më është bërë zemra e vrazhdë, më është bërë zemra e ngurtë. Tha profeti a.s një këshillë shumë të bukur:

”Ushqeje të varfrin dhe ledhatoje kokën e jetimit. Do të të zbutet zemra dhe do të zgjidhen hallet që i ke edhe ti.”

Ne jemi bekuar me të mirat që na janë ofruar. Kur të jeni në këtë gjendje siç u përshkrua më lart, bëni këto vepra dhe do të shihni efektin magjik në zemrën tuaj.

Me të vërtetë, veprat e mira janë shërim për shpirtin dhe lehtësim për jetën. /humanheyday.com/