Veprat e shkrimtareve gra janë shitur më së shumti në 2017

Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për shkrimtaret në Britaninë e Madhe.

ShowBiz

18/01/2018 22:26

Sipas analizës së tregut librar, kategoria e fiksionit dominohet nga gratë pasi në Top 10 gjendet vetëm një burrë.

Vendin e parë e zë Margaret Atwood, e cila u bë novelistja e vitit 2017 edhe për shkak të ekranizimit të suksesshëm veprës së saj The Handmaid’s Tale  (Rrëfenja e shërbëtores).

Elena Ferrante u gjend në vendin e pestë, Zadie Smith në të tetin, kurse Arundhati Roy në të dhjetin.

Shkrimtari i vetëm burrë në këtë listë është Haruki Murakami, në vendin e gjashtë, njofton Klan Kosova.

Lista e plotë me numrin e ekzemplarëve të shitur dhe përfitimet financiare

 

1. Margaret Atwood
Ekzemplarët e shitur: 394,459  copë
Shuma: 3,142,895 euro

2. Sarah Perry
Ekzemplarët e shitur: 221,699  copë
Shuma: 1,837,785 euro

3. Helen Dunmore
Ekzemplarët e shitur: 145,825  copë
Shuma: 1,275,829 euro

4. Naomi Alderman
Ekzemplarët e shitur: 154,930  copë
Shuma: 1,222,437 euro

5. Elena Ferrante
Ekzemplarët e shitur: 104,557  copë
Shuma: 1,184,874 euro

6. Haruki Murakami
Ekzemplarët e shitur: 110,397  copë
Shuma: 1,165,113 euro

7. Ali Smith
Ekzemplarët e shitur: 113,456  copë
Shuma: 1,165,039 euro

8. Zadie Smith
Ekzemplarët e shitur: 135,544  copë
Shuma: 1,150,045 euro

9. Maggie O’Farrell
Ekzemplarët e shitur: 139,854  copë
Shuma: 1,098,451 euro

10. Arundhati Roy
Ekzemplarët e shitur: 72,999  copë
Shuma: 1,073,061 euro