Veprat e shkrimtareve gra janë shitur më së shumti në 2017

Viti 2017 ishte shumë i suksesshëm për shkrimtaret në Britaninë e Madhe.

Fun

22/01/2018 10:51

Sipas analizës së tregut librar, kategoria e fiksionit dominohet nga gratë pasi në Top 10 gjendet vetëm një burrë, njofton Klan Kosova.

Vendin e parë e zë Margaret Atwood, e cila u bë novelistja e vitit 2017 edhe për shkak të ekranizimit të suksesshëm veprës së saj The Handmaid’s Tale  (Rrëfenja e shërbëtores).

Elena Ferrante u gjend në vendin e pestë, Zadie Smith në të tetin, kurse Arundhati Roy në të dhjetin.

Shkrimtari i vetëm burrë në këtë listë është Haruki Murakami, në vendin e gjashtë.

Lista e plotë me numrin e ekzemplarëve të shitur dhe përfitimet financiare

1. Margaret Atwood

Ekzemplarët e shitur: 394,459  copë

Shuma: 3,142,895 euro

 

2. Sarah Perry

Ekzemplarët e shitur: 221,699  copë

Shuma: 1,837,785 euro

 

3. Helen Dunmore

Ekzemplarët e shitur: 145,825  copë

Shuma: 1,275,829 euro

 

4. Naomi Alderman

Ekzemplarët e shitur: 154,930  copë

Shuma: 1,222,437 euro

 

5. Elena Ferrante

Ekzemplarët e shitur: 104,557  copë

Shuma: 1,184,874 euro

 

6. Haruki Murakami

Ekzemplarët e shitur: 110,397  copë

Shuma: 1,165,113 euro

 

7. Ali Smith

Ekzemplarët e shitur: 113,456  copë

Shuma: 1,165,039 euro

 

8. Zadie Smith

Ekzemplarët e shitur: 135,544  copë

Shuma: 1,150,045 euro

 

9. Maggie O’Farrell

Ekzemplarët e shitur: 139,854  copë

Shuma: 1,098,451 euro

 

10. Arundhati Roy

Ekzemplarët e shitur: 72,999  copë

Shuma: 1,073,061 euro