Veprat e artit me rreze X tregojnë se çfarë po ndodh nën rrobat e njerëzve, nga striptiset deri tek narkomanët

Artisti britanik Nick Veasey ka kaluar 20 vitet e fundit duke e ekspozuar veten e tij nën rrezatimin e dëmshëm për të krijuar përmbledhjen e pamjeve.

Fun

23/06/2014 01:43

Nëse keni dashur ndonjëherë që të keni vizion me rreze X, atëherë ju do t\’i pëlqeni këto fotografi.

Artisti britanik Nick Veasey ka përdorur një makinë me rreze X për të na treguar saktësisht se çfarë po ndodh nën rrobat e njerëzve.

Pajisja ka marrë kopjet e gjësendeve veç e veç para se ato të vendoseshin së bashku për të krijuar karaktere dhe situata të ndryshme.

Në njërën fotografi ju mund të shihni një stripere me një tufë të parave të palosura në çorapet e saj.

Një tjetër tregon një njeri i cili duket që mbanë veglat e tij të drogës në çantën e shpinës.

Puna në fjalë është pjesë e ekspozitës së fundit të Veasey-it me emrin \”X-ray voyeurism\”.

Për ta kryer punën e tij, 51 vjeçari ka kaluar 20 vitet e fundit duke e ekspozuar veten e tij nën rrezatimin e dëmshëm në studion e tij.

Hidhni një sy rezultateve të kësaj pune në galerinë e mësipërme se si skeletet tona mbajnë peshën e bagazhit tonë të tepërt.