Ventura kthehet në futboll, befason me ekipin e ri

Gianpiero Ventura mund të rikthehet sërish në drejtim të një skuadre.

Sport

24/05/2018 11:42

Pas aventurës aspak të mirë nën drejtimin e Kombëtares Italiane, të cilën nuk arriti ta kualifikonte në Botërorin e Rusisë, Gianpiero Ventura mund të rikthehet sërish në drejtim të një skuadre.

70-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e Udineses, të cilët mendojnë t’ia besojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm pikërisht Venturas, që shihet si kandidatura ideale për të zëvendësuar në stol Igor Tudor, që e mori drejtimin e ekipit  friulan  vetëm më 24 prill të 2018.

Gianpiero Ventura ndiqet me interes edhe nga skuadra e Cagliarit.