Ventura flet për ndeshjen Itali – Suedi

Gian Piero Ventura dha konferencën e parë për shty pas nisjes së grumbullimit të Italisë për përballjen e dyfishtë me Suedinë në fazën play – off të Botërorit. 69-vjecari i ka të qarta vështirësitë që paraqet përballja me një kundërshtar fizik si Suedia, por ai thekson se Italia s’mund të mungojë në Rusi.

Sport

06/11/2017 19:03

Do të jetë një sfidë e vështirë, por ne duam të shohim përpara. Këtu ka futbollistë që mund të nisin apo të mbyllin një cikël, duke shkuar në Botëror, pra mund të ndryshojë fati i karrierës. Italia patjetër që duhet të jetë pjesë e “Rusi 2018”.

Nga risitë e listës, është Jorginho, por përse nuk është grumbulluar më parë?

“Sepse e penalizonte moduli i lojës. Tani është thirrur sepse jemi para një përplasjeje të dyfishtë shumë të rëndësishme. Luhet për gjithcka dhe mund të bëjmë zgjedhje për cdo rol. Më shumë se moduli, në këtë rast vlen dëshira për të fituar. Zaza? Është rritur shumë muajt e fundit dhe ftesën e ka merituar. Është pjekur shumë nga Europiani, sidomos në aspektin psikologjik. Mbetet një vlerë e shtuar për ne.”

Belotti dhe Immobile, që janë pika referimi në fazën sulmuese, kanë shqetësime fizike.

“E them edhe me ton egoist që, për fat të mirë, Immobile nuk luajti në ndeshjen mes Lazios dhe Udineses. Gara është kaq delikate se këto janë problemet e fundit që më shqetësojnë.”