Ventura e kishte lajmëruar katastrofën: Nëse federata më ofron Italinë, policia t’i arrestojë

Giampiero Ventura ka goditur sërisht me deklaratën e tij për “Iene” në Italia 1.

Sport

15/11/2017 13:30

Bëmat e Giampiero Ventura duket se nuk kanë fund.

Pas katastrofës sportive të shkaktuar duke mos u kualifikuar në Botëror, 69-vjeçari italian ka goditur sërisht me deklaratën e tij për “Iene” në Italia 1.

“Botërori pa Italinë? Po, do të jetë i shëmtuar, por unë çfarë mund të bëj? Për fat të keq, nuk u kualifikuam. E kam thënë edhe më parë, u kërkoj falje të gjithë italianëve për rezultatin sportiv. Statistikat e mia janë janë më të mirat e 40 viteve të fundit, kam humbur vetëm 2 ndeshje në dy vjet”, përcjell “Panorama Sport”.

Në të vërtet janë 3 humbje, 9 fitore dhe 4 barazime, sepse, përveç disfatës 3-0 në “Bernabeu” me Spanjën dhe humbjes 1-0 në ndeshjen play off me Suedinë, është edhe dështimi 1-3 me Francën në miqësoren e zhvilluar në Bari në debutimin e tij në krye të Kombëtares.

“Kam shkruar historinë në njëfarë mënyrë? Për fat të keq, po! A do të dorëhiqem? Po”, përfundoi Ventura.

YouTube player