Ventrilokuizmi: Të flasësh nga stomaku! (Video)

Ventrilokuizmi është term latin, që do të thotë "të flasësh nga stomaku".

Fun

25/10/2016 10:13

Ventrilokuizmi  është kur njeriu ndryshon zërin e tij ashtu që të duket sikur vjen nga një vend tjetër, nga një person tjetër.

Dikur, zërat që vinin nga stomaku mendohej se vinin nga njerëzit e vdekur, të cilët kanë zënë vend në trupin e ventrilokuistit.​ Më pas, ai i interpretonte ata zëra, duke u paraqitur tek të tjerët sikur po flet me të vdekurit, për shembull për të ardhmen.

Grupi më i ri i “profetëve” të kësaj teknike ishte Pythia, murgesha në tempullin Apollo në Delfia, e cila u njoh si “kanali” për të treguar fatin e njerëzve.

Botëkuptimi i njerëzve në lidhje me ata që “flasin nga stomaku”, me shumicë ka ndryshuar, mirëpo ka ende prej atyre që besojnë se ekzistojnë shpirtrat që u flasin njerëzve me fuqi mbinatyrore.

Më poshtë keni performancën e një ventrilokuisti me një kukull. /lajmi.net

YouTube player