Venezuelë, thellohet kriza; 3 të vrarë në protestat anti-qeveritare

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë në Venezuelë, në protestat që po zhvillohen kundër qeverisë së presidentit Nicolas Maduro.

Bota

20/04/2017 16:39

Një adoleshent në Karakas dhe një grua në San Kristobal, në afërsi të kufirit me Kolumbinë, u qëlluan për vdekje. Ndërkohë, një anëtar i Gardës Kombëtare mbeti i vrarë në kryeqytet.

Disa dhjetëra mijëra persona janë mbledhur për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të opozitës, të cilët mbahen në burg.

Nga ana e tij, presidenti Maduro akuzon opozitën se po sulmon policinë. Ai i akuzon ata edhe për plaçkitjen e dyqaneve, duke thënë se mbi 30 arrestime janë kryer në lidhje me këto akte.

Ndërkohë, mbështetësit e qeverisë mbajtën një miting rival në Karakas. Ndërsa lideri i opozitës, Henrique Capriles ka bërë thirrje për protesta të mëtejshme.

Pavarësisht se ka rezervat e naftës më të mëdha në botë, Venezuela vuan prej shumë vitesh nga inflacioni i lartë, kriminaliteti dhe mungesa e nevojave bazë për qytetarët.

Protestat që kanë përfshirë vendin janë më të mëdhatë në tre vitet e fundit, duke shtuar presionin mbi presidentin Maduro për të negociuar me opozitën dhe për të lehtësuar krizën ekonomike të vendit.