Venera dhe Lindi realizojnë ëndrrën e tyre (Video)

Një ëndërr e bërë realitet.

ShowBiz

21/09/2017 11:15

Venera Lumani dhe Lindi Islami tashmë janë edhe me dokumente shtetas shqiptar. Ministria e Kulturës i ka miratuar dhënien e shtetësisë shqiptare dy këngëtarëve dhe një lajm kaq të bukur, Venera ka zgjedhur ta ndajë edhe me miqtë e saj në Instagram, të cilët nuk kanë nguruar t’i urojnë.

“Kjo ishte surpriza e mbremjes se djeshme,nje leter ku tregon miratimin e dhenies se shtetesise shqiptare per mua dhe xhanushin. Faleminderit per Ministrine e Kultures dhe Ministren @mirelakumbaro Nje enderr e bere realitet!”, shkruan Venera.

https://www.instagram.com/p/BZRCHH1j4Lw/

Venera dhe Lindi janë padyshim ndër çiftet më të pëlqyera të show bizit shqiptar. Dashuria e tyre nisi gjatë spektaklit “The Voice of Albania”, për të vazhduar edhe sot… ndoshta deri në përjetësi.

Për shkak të angazhimeve të shumta në jetën artistike çifti është zhvendosur të jetojë në Tiranë dhe nga dje dhe në vazhdim Venera nga Maqedonia, ndërsa Lindi nga Kosova do të jenë “kokë e këmbë” shqiptarë.