Venera dhe Jupiteri shfaqje spekatakolare sonte në qiellin e natës

Gjatë muajit të fundit, Venera dhe Jupiteri janë shfaqur gradualisht në qiellin e natës. Sonte, 30 qershor, është ngjarja kryesore: Ata do të shfaqen në qiell duke ju lejuar juve që t’i shihni me sy shumë qartë.

Auto & Tek

30/06/2015 22:25

Të dy planetët do të qëndrojnë brenda dy shkallëve të njëri-tjetrit deri më 4 korrik. Pastaj, ata do të zhduken nga pamja tokësore, transmeton Lajmi.net.

Nuk do të keni nevojë për syze të veçanta për ta shijuar pamjen – vetëm shikoni perëndimin teksa bëhet gjithnjë e më i errët. Venera dhe Jupiteri do të jenë aq të ndritshëm sa që do të duken qartë në qiell.

Ata do të duken si dy yje jashtëzakonisht të shndritshme nga syri i lirë. Por, me një teleskop apo disa dylbi të fuqishme, ju do të jeni në gjendje që të shihni më mirë Venerën dhe madje retë e Jupiterit – dhe disa prej hënave të tij, transmeton Lajmi.net.

Kjo video nga NASA shpjegon më mirë fenomenin në detaje:

Venera është aktualisht 50 milion milje larg prej Tokës, përderisa Jupiteri është 550 milionë milje larg. Por sonte, ata do të duken sikur janë shumë pranë njëri-tjetrit. Ata do të paraqiten gjithashtu sikur kanë madhësi të njëjtë, edhe pse Venera është afërsisht me madhësi sa Toka dhe Jupiteri është 120 herë më i madh se të dyja.

Ngjarja, e quajtur ndryshe edhe si ‘lidhja planetare’, është një shpjegim i mundshëm i ‘yllit të Betelhemit’ – legjendës krishtere e cila tregon për yllin që u shfaq në qiell i cili paralajmëronte lindjen e Jezusit.