Vendvotimet u hapën me kohë, procesi zgjedhor vazhdon i qetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve )KQZ) në konferencën e parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, e ka vlerësuar të qetë procesin e votimit.

Lajme

08/06/2014 10:28

Në këtë konferencë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet. Me këtë rast kryetarja e KQZ-së, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të dalin në këto zgjedhje

“Duke u bazuar në raportet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, në ora 7 janë hapur me rregull të gjitha vendvotimet në gjithë territorin republikës së  Kosovës. Në emër të KQZ-së u bëjë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve me drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Daka.