Vendosni sodë bikarboni për të larguar qeset poshtë syve

Deri tani ndoshta keni dëgjuar për cilësitë shëruese të sodës së bikarbonit e cila ka kohë që përdoret në shërbim të shëndetit, por edhe bukurisë.

Lifestyle

27/02/2016 18:30

Është e njohur se bikarboni është një përbërës i pashmangshëm në shumë ëmbëlsira, pasta dhe ushqime të tjera, por ndoshta nuk e keni ditur se është fantastike edhe për lehtësimin e qeseve poshtë syve, transmeton Femina.al.

Në fakt, nëse i kushtoni pak vëmendje deklaratave të cilat gjenden në produktet e njohura kozmetike, do të vëreni se një pjesë e madhe e tyre përmbajnë sodë bikarboni. Nëse dëshironi që shpejtë dhe thjeshtë ta provoni këtë recetë natyrale kundër qeseve poshtë syve, ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Në një gotë shtoni pak ujë të ngrohtë ose çaj kamomili dhe shtoni një lugë gjelle sodë bikarboni.

Përzieni mirë dhe pastaj në enën në të cilën e keni përgatitur këtë, vendosni ndonjë leckë ose sfungjer për ta thithur përbërësin dhe më pas vendoseni poshtë syve. Lëreni të qëndrojë 10 – 15 minuta dhe do të jeni të mahnitur nga rezultati./Femina.al/