Vendoset gurthemeli i kryqit në Maqedoni, sulmohet donatori

Pas mbarimit të ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të Kryqit në Butel të Maqedonisë, nga persona deri tani të panjohur është sulmuar kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov, i cili është donatori dhe nismëtari i vendosjes së kryqit.

Lajme

27/02/2016 18:08

Ministria e Brendshme e Maqedonisë, e ka konfirmuar incidentin, por nuk kanë dhënë detaje më shumë.

Petrov, pas incidentit është dërguar në qendrën Klinike në Shkup, ku i janë bërë të gjitha analizat e nevojshme për shkallën e plagëve të marra.