Vendos Perezi, Reali transferon yllin e madh të futbollit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka identifikuar një emër të madh që do t’i bashkohet ‘Los Blancos’ në vitin 2019.

Sport

14/12/2018 14:34

Real Madrid ka filluar të mendojë për transferimet e vitit 2019.

‘Don Balon’ raporton se kreu i ‘Los Blancos’ dëshiron transferimin e David Alaba nga Bayern Munich, përcjell ‘lajmi.net’.

Perez dëshiron të freskojë fazën e mbrojtës, dhe Alaba shihet si një investim afatgjatë.

David Alaba është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2011, dhe në Bundesligë deri më tani ka regjistruar 204 paraqitje, duke shënuar edhe 16 gola.

Transferimi i Alaba i hap rrugë largimit t të Marcelos, i cili po kërkohet nga Juventus./Lajmi.net/