Vendos Kryesia, të mërkurën seancë e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Përderisa Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën të bahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme

24/12/2018 14:52

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për dialogun me Serbinë, raporton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Lexo edhe: 

http://lajmi.net/aaprovohet-projektligji-per-dialog-me-serbine/

Kujtojmë se para tre ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme.

Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Lexo edhe:

http://lajmi.net/qeveria-paralajmeron-takse-te-re-ndaj-serbise/

Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se ky dokument i propozuar nga Qeveria është shumë problematik dhe se sipas tyre, pas debatit do të propozohet një rezolutë. /Lajmi.net/