Vendos edhe Emilia Rexhepi nga NDS, rreshtohet pas Shaqir Totajt në Prizren (Foto)

Kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi, njëherësh kandidate e këtij subjekti për Kryetare të Prizrenit, ka dalë në përkrahje të plotë të Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Lajme

17/11/2017 15:58

Në një tubim të përbashkët, Emilia Rexhepi, e cila është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Shaqir Totaj e ka përkrahjen e plotë të komunitetit boshnjak në Prizren.

“Shaqir Totaj është kryetar unifikues i gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim”, ka thënë kryetarja e NDS-së, Emilia Rexhepi.

NDS është subjekti i radhës i komuniteteve në Prizren që është rreshtuar pas PDK-së dhe Shaqir Totajt për Kryetar të Prizrenit.

Deri tash, në përkrahje të Totaj është edhe AAK, partia turke KDTP dhe koalicioni VAKAT.

nds1 nds2