“Vendimi për të shitur Ronaldon është një gabim historik”

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon e ka cilësuar gabim historik vendimin për të shitur Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sport

16/07/2018 17:09

Calderon që ka drejtuar Realin në mes të viteve 2006-2009 ka qenë pak i përfshirë në negociatat për transferimin e Ronaldos, transferim që ishte kompletuar pas ardhjes në krye të Florentino Perez.

“Është shumë e trishtueshme që ata kanë shitur një lojtar si Cristiano Ronaldo, është një turp”, ka thënë Ramon Calderon për ‘AS’.

“Me gjithë atë çmim që ka kushtuar ai dhe gjithë përpjekjet që kemi bërë pasi Manchester United nuk donte ta shiste, vendimi për shitjen e tij mund të cilësohet gabim historik, sepse sot nuk ka një lojtar që shënon 60 gola në sezon dhe vlen 100 milionë euro”.

Cristiano Ronaldo këtë verë u largua nga Real Madrid për t’iu bashkuar Juventusit për 112 milionë euro./Lajmi.net/