Vendimi më i keq në karrierë: I zgjodhi ShBA-të para Islandës shkaku i botërorit, dhe sot… – Lajmi.net
Vendimi më i keq në karrierë: I zgjodhi ShBA-të para Islandës shkaku i botërorit, dhe sot…
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 22:35, 12 October 2017
Kombëtarja e Islandës në futboll arriti suksesin më të madh në nivel vendi në sport, duke e siguruar pjesëmarrjen për herë të parë në Kupën e Botës, që vitin tjetër organizohet në Rusi.

Islanda ishte pjesë e grupit ‘I’, së bashku me Kosovën Kroacinë, Turqinë, Ukrainën e Finlandën.

Edhe pse një vend i vogël me vetëm 300 mijë banorë, Islanda ia doli të përfundojë e para në këtë grup.

Fatin për të qenë pjesë e botërorit nuk e ka edhe Aron Johannsson.

26 vjeçari Johannson, me prindër nga Islanda por i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të ketë mundësinë të realizojë ëndrrën për të luajtur në Kampionatin Botëror, së paku jo në Rusi.

Johannson në vitin 2012 kur po rritej çdo ditë e më shumë si futbollist, refuzoi Islandën për t’iu përgjigjur pozitivisht një telefonate te Jurgen Klinsmann, për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të SHBA-ve, me shpjegimin se do të arrinte botërorin me këtë kombëtare.

Por sot, Islanda është ajo kombëtare që ka siguruar botërorin e Rusisë, dhe Johannson atë do ta shikojë vetëm nga televizori./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kombëtarja e Islandës, SHBA

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Turbo Racing 3