Vendimi i Ozilit e befason Mustafin

Mesut Ozil me tëhrqjen e tij nga Kombëtarja gjermane ka befasuar mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi.

Sport

26/07/2018 13:20

Shkodran Mustafi ka pranuar se mbeti i befasuar nga vendimi i Mesut Ozil për largim nga Kombëtarja gjermane.

“Më bëri të habitem. Ai mori vendimin e tij pas kësaj kohe, kur ai ishte në vete dhe mendonte për të ardhmen e tij”, ka thënë Mustafi.

“Mendoj se është një vendim personal që ai ka bërë. Si bashkëlojtar dhe shokë, qëndroj pranë tij dhe nëse ka nevojë për ndihmë, unë jam aty për të”, shtoi ai.

“Natyrisht, jam pak i zhgënjyer sepse mendoj se është një futbollist i shkëlqyer që i ka dhënë shumë ekipit gjerman”.

“Nga pikëpamja ime, ai do t’i mungojë kombëtares, por është një vendim personal dhe ne duhet ta respektojmë atë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar.