Vendimi i fundit i Evras do t’i befasojë të gjithë

" Fizikisht është më i fortë se para 5-6 vitesh dhe shumë skuadra na kanë kontaktuar".

Sport

12/11/2017 15:48

Patrice Evra do të bëhet shumë shpejtë me skuadër të re.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i tij, Federico Pastorello, që ka konfirmuar se Patricen do ta shohim së shpejti nën fanellën e skuadrës së re.

“Patrice e di që ka gabuar, por karriera e tij nuk ka përfunduar këtu. Fizikisht është më i fortë se para 5-6 vitesh dhe shumë skuadra na kanë kontaktuar”, deklaroi Pastorello.

“Nuk përjashtojmë asnjë mundësi, do të zgjedhim opsionin më të mirë për të ardhmen e tij”, shtoi ai. /Lajmi.net/