Vendimi i Emery befason tifozët e Arsenalit

Kritika të shumta janë adresuar në drejtim të Unai Emery pas ndeshjes së parë të sezonit.

Sport

16/08/2018 20:04

Arsenal u mposht më rezultatin 2:0 nga skuadra e Pep Guardiolas.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Emery ka deklaruar se Petr Cech do të jetë zgjedhja e parë për portën e “Gunners”.

Ishte befasi kjo pasi që njëra nga blerjet më të qelluara nga Arsenal u vlersua ajo e portjerit gjerman Leno, i cili kaloi nga skuadra e Leverkusen për shumën 19.3 milionë funte.

Përndryshe Arsenal ndeshjen e xhiros së dytë e zhvillon në udhëtim te Chelsea të shtunën me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/