Vendimi i çuditshëm i Memushajt

.

Sport

01/02/2018 19:12

Gjatë gjithë merkatos së janarit, skuadra e Barit bëri gjithçka për ta transferuar, por në fund Ledian Memushaj qëndroi te Benevento.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u bllokua nga presidenti i këtyre të fundit, pavarësisht interesimit që treguan edhe skuadra të tjera të Serisë B.

Në ditën e fundit, Empoli dhe Salernitana bënë gjithçka për të bindur lojtarin dhe ekipin e Beneventos, por ai qëndroi në Serinë A për të dhënë kontributin e tij në objektivin për të shpëtuar skuadrën.

“Memushaj është lojtari ynë dhe nuk largohet”, tha Vigorito.