Vendimi i CAS pro Kosovës, bën bujë edhe në Spanjë (FOTO)

Refuzimi i kërkesës së Serbisë nga Gjykata e Arbitrazhit, ka bërë bujë edhe në mediat spanjolle.

Sport

24/01/2017 17:27

Portali “Deportes Terra” i ka kushtuar vëmendje të veçantë vendimit të CAS-it pro Kosovës.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, shkruan ky sajt, përcjellë “lajmi.net”.

“Grupi i ekspertëve të CAS ka vlerësuar se anëtarësimi ka qenë sipas rregullave të UEFA-s dhe pranimi ka qenë i rregullt”.

Ndërkohë, lajmi nuk ka bërë ende bujë në mediat serbe. /Lajmi.net/

cats

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6