Vendimi i CAS, ja çfarë shkruan “Daily Mail” (FOTO)

Vendimi pozitiv i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për Kosovën, ka bërë bujë edhe në Angli.

Sport

24/01/2017 17:26

Është tabloidi “Daily Mail” ai që i ka kushtuar rëndësi të veçantë këtij vendimi të CAS-it kundër Serbisë.

“Gjykata e ARbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA. UEFA pranoi aplikimin e Kosovës, ndërsa një javë më vonë Kosova u pranua edhe nga FIFA, që përshpejtoi pjesëmarrjen në kualifikimet e Kupës së Botës”, shkruan tabloidi britanik, përcjellë “lajmi.net”.

Në fund, “Daily Mail” e qet në pah problemin që e pati Kosova për të luajtur me Ukrainën, ndeshje që për shkak të mos-njohjes së Republikës së Kosovës nga ukrainasit, u zhvillua në Poloni. /Lajmi.net/

1

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6