Vendimi i Apelit, brenda 24 orëve

Komisioni i Apelit është mbledhur sot në selinë e UEFA-së dhe është dashur të vendoste për fatin e ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sidoqoftë, FSHF ka konfirmuar se vendimi do të jepet brenda 24 orëve.

Sport

02/12/2014 18:30

Vendimi i Komisionit të Apelit për ndeshjen Serbi-Shqipëri pritet të jipet sonte në orët e vona, ose në orët e para të ditës së nesërme.

“Komisioni i Apelit të UEFA-s i mbledhur sot në Nyon të Zvicrës në orën 09.00 në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri luajtur në Beograd më 14 tetor 2014, është tërhequr për të marrë vendimin”.

“Pasi ka dëgjuar argumentat juridike të palëve të përmbledhura me material me fakte, video dhe foto si dhe është njohur me deklaratat e drejtuesve të zyrtarëve të ndeshjes”.

“Komisioni i Apelit është tërhequr për të marrë një vendim në lidhje me takimin Serbi-Shqipëri të datës 14 tetor, të ndërprerë në minutën e 41 të pjesës së parë”.

“Vendimi pritet t’iu deklarohet palëve (Federatës Shqiptarë të Futbollit dhe Federatës Serbë të Futbollit) brenda mbrëmjes së sotme ose nesër paradite”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga FSHF.