Vendimet e sotshme nga mbledhja e Qeverisë  

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Lajme

19/04/2018 09:46

 

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar  nismën për negocimin e Marrëveshjes së Granit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit  “Përmirësimi i Ngrohtores Qendrore në Prishtinë”, raporton lajmi.net.

Qëllimi i kësaj  marrëveshje është zgjerimi i rrjetit të ngrohtores përmes kogjenerimit. Vlera e marrëveshjes është 2.3 milionë euro.

Po ashtu qeveria ka miratuar nismën për marrëveshje me bankën gjermane (KfW)  për financimin e projektit “Shërbime Financiare  për Krijimin  e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë. Vlera e këtij projekti është 6.5 milionë euro./Lajmi.net/