Vendim i madh nga Aziz Salihu

Aziz Salihu e ka lënë prapa krahëve sëmundjen dhe u është kthyer konferencave për shtyp.

Sport

22/12/2016 19:05

Legjenda e boksit ka vendosur ta organizojë një turne që e kishte në plan më herët.

“Ky turne ishte paraparë me u mbajt më herët, por shkaku i sëmundjes sime u dashtë të shtyhet. Turneu do të mbahet në vendlindjen time, në qytezën e Lypjanit. Ishte paraparë të zhvillohet në palestrën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, mirëpo shkaku i renovimit të parketit, vendosa ta mbaj në Lypjan. Edhe vëllai im, Faton Salihu, i cili është nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë,  më ka ndihmuar për këtë turne”, ka thënë “Zizi” në konferencën për shtyp të mbajtur sot, shkruan Zëri.

Turneu mbahet më 25 dhjetor në orën 13:00 në palestrën e sportit në Lipjan.

“Në program janë 10 meçe dhe presim të vijnë boksierët më të mirë”, shtoi Salihu, i cili po e kërkon një post në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe në atë të Federatës së Boksit të Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.