Vendim i vështirë

Zgjedhja mes Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery për Topin e Artë është më e vështira në histori, sipas presidentit të UEFA’së, Michel Platini. Sulmuesi i Barcelonës, Messi i ndihmoi skuadrës së tij të triumfojë në La Ligë edicionin e kaluar, kurse Ronaldo është favorit aktual pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë vitit, por Real…

Sport

03/12/2013 11:19

Zgjedhja mes Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery për Topin e Artë është më e vështira në histori, sipas presidentit të UEFA’së, Michel Platini.

Sulmuesi i Barcelonës, Messi i ndihmoi skuadrës së tij të triumfojë në La Ligë edicionin e kaluar, kurse Ronaldo është favorit aktual pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë vitit, por Real Madrid nuk fitoi ndonjë titull.

Kurse, mesfushori Ribery shkëlqeu për Bayern Munichun që arriti sukses të jashtëzakonshëm në edicionin 2012/13. Tre herë fituesi i Topit të Artë, Platini nuk ka dyshime se kush janë favoritët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, por e ka të vështirë të ndajë ndonjërin prej tyre.

“Duket se favoritët janë Messi, Cristiano Ronaldo dhe Ribery”, deklaroi Platini gjatë një interviste për të përditshmen sportive madrilene AS.

“Dy të parët janë shumë të mirë, kurse Ribery është ai që fitoi gjithçka. Ata të tre janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Vendimi për Topin e Artë këtë vit është më i vështiri në histori të këtij çmimi”, u shpreh ai.

Topi i Artë do të ndahet gjatë ceremonisë në Zurich më 13 janar, kurse procesi i votimit u mbyll më 29 nëntor.