Vendim i madh i FFK-së për futbollin e femrave

Anëtarja e KE të FFK-së dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi, pati sot një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave.

Sport

08/05/2017 15:57

Përmes një njoftimi nga FFK bëhet e ditur se me këtë rast u bisedua për hapat zhvillimor të futbollit të femrave.

Në këtë takim znj. Krasniqi u foli përfaqësuesve të klubeve për nevojën e forcimit të rritjes së organizimit, zhvillimin e futbollit dhe jo vetëm me ekipin e parë, por të mendohet edhe për fillimin e garave për grup-moshën 16 vjeç, si një parakusht, por edhe bazë, që do ta ndihmonte shumë skuadrën e parë.

Në këtë drejtim, kryetarja Vjollcë Krasniqi i njoftoi klubet se FFK-ja do të ndajë nga 2 mijë euro për secilin klub, që kapin shumën prej 20 mijë eurove, ndërsa të gjitha ato klube që do të jenë të gatshme që nga kampionati i ardhshëm të nisin me grup-moshën 16 vjeç, do të ndihmohen me mjete shtesë.

Përfaqësueset e klubeve premtuan se do të angazhohen maksimalisht që nga kampionati i ardhshëm të fillohet me Ligë të U-16, ndërkaq FFK-ja do të vazhdojë të mbështesë klubet e femrave me të gjitha mundësitë, thuhet në njoftim.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6