Vendim i dhimbshëm nga Victor Valdes

Victor Valdesin s'do ta shohim më në fushat e futbollit.

Sport

03/01/2018 19:09

Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka konfirmuar lajmin se në karriera e tij si portier ka marrë fund.

“Faleminderit për gjithçka”, shkroi ai në Instagram.

Spanjolli pati një karrierë të suksesshme me Barcelonën ku arriti të fitojë gjithçka.

Ai madje ishte i grumbulluar dhe nga Kombëtarja spanjolle në sukseset e një pas njëshme.