Vendim i çuditshëm i UEFA; Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në vikend

UEFA duket se ka vendosur të dal me një vendim befasues.

Sport

11/11/2018 12:22

Ata po planifikojnë të ndërmarrin masa kundër një formimi të “Superligës së Evropës”, siç ka shkruar dit më parë gjermanja “Der Spiegel”.

Kësiosj, UEFA po planifikon që ndeshjet e Ligës së Kampionëve, t’i zhvillojë gjatë vikendeve.

Në këtë mënyrë, ndeshjet nacionale do të vendoseshin për mesjavë.

Gjithashtu Infantino ka paralajmëruar se lojtarët që luajnë në skuadrat evropiane, dhe marrin pjesë në ndonjë turne që nuk është organizuar nga UEFA, nuk do të mund të paraqiten në asnjë kompeticion tjetër të FIFA dhe UEFA.

Kujtojmë se zërat për një krijim të mundshëm të “Superligës së Evropës” kanë rrjedhur nga publikimet e “Football Leaks 2” ./Lajmi.net/