Vendim i çuditshëm i Realit, ja pasojat e para

Real Madridi ka reduktuar të ardhurat financiare, pas planifikimit për ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.

Sport

26/07/2016 10:16

“Los Blancos” kanë vendosur të bëjnë më pak kilometra për dallim nga përgatitjet para fillimit të edicionit të kaluar.

Në këtë verë skuadra do të luajë tri ndeshje miqësore në SHBA, për dallim nga hera e kaluar ku luajti katër të tilla në Kinë dhe Australi, përcjellë “Lajmi.net”.

Për këtë arsye Reali do të fitojë më pak, rreth 12 milionë euro, e jo 20 sa i kishte fituar vitin e kaluar.

Reali do të luajë kundër PSG-së në Ohio, ndaj Chelseat në Michigan dhe kundër Bayernit të Munichut në Neë Jersey.