Vendi përrallor ku Kim Kardashian dhe Kanye West festuan “4 korrikun”

Kim bashkë me reperin Kanye West festuan në një rezidencë 1.85 milionëshe në Idaho.

ShowBiz

06/07/2018 23:38

Statusi i saj i famshëm, bënë që ajo të shijojë pushime në të gjithë botën, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Sipas TMZ, Kim Kardashian dhe Kanye West kanë festuar 4 korrikun në Coeur d’Alene, Idaho.

37 vjeçarja dhe reperi 41 vjeç, thuhet se festuan bashkë në shtëpinë 1.85 milion dollarëshe, që gjendet në qytetin konservator amerikan.

Njoftohet se çifti morën me qera banesën, e cila ka katër dhoma gjumi dhe pamje senzacionale të ujërave përreth.

Ndërkohë, Kim së fundi zbuloi se si përvoja e tmerrshme në Paris, ku iu vodh 11 milionë dollarë argjend, ia ndryshoi jetën tërësisht.

Tashmë ylli i famshëm ka para shtëpisë rojën që kujdeset për të 24/7, ndërsa në udhëtime ka punonjës të sigurisë me vete dhe një dado.

Sa i përket medieve sociale, ajo ka thënë “Unë kurrë nuk e tregoj vendndodhjen time. Dhe nëse e bëj, sigurohem të kem shumë siguri jashtë”. /Lajmi.net/