Vendi ku babai dhe vëllezërit dikur i puthnin vajzat e shtëpisë në buzë

E “drejta e puthjes” ishte një pjesë e një ligji të së drejtës romake. “Ius osculi”, ishte ligji që detyronte një grua të puthte çdo ditë babain, burrin dhe vëllain në buzë.

Fun

20/12/2018 22:19

Gjesti thjesht afektoz më shumë shërbente që meshkujt e familjes të kontrollonin nëse gruaja kishte pirë alkool apo jo. Kështu ata zbatonin një ligj të vjetër që i ndalonte grave të pinin alkool.

Nëse këto të fundit konsumonin pije alkoolike mund të dënoheshin edhe me vdekje.

Nëse burri arrinte të kuptonte se gruaja e tij kishte pirë verë, mund edhe ta vriste duke gëzuar dakordësinë e të afërmve të saj.

Ky ligj vlente vetëm për gratë e martuara e jo për prostitutat apo balerinat. Motivi pas kësaj mase ligjore ishte numri i lartë i aborteve që ndodhnin si pasojë e konsumomit të alkoolit.